Lajme
Bilanci i sotëm i infektimeve me koronavirus në Zvicër
Sa i përket numrit të infektimeve të reja duhet thënë se dy ditët pararendëse ishte raportuar për më pak raste të tilla. Kështu, të hënën ishin regjistruar 103 ndërsa të martën, gjithsej 100 raste të reja infektimes
Në Zvicër, në 24 orët e fundit janë raportuar 143 infeksione të reja koronavirus. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), tani ka gjithsej 29,407 infeksione të konfirmuara.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid 19 tani është 1408, ose 28 më shumë sesa të martën.
Shifrat bazohen në raportet e marra nga BAG deri në orën 8:00 të mëngjesit të së mërkurës
Ndërkohë, platforma ndërkombëtare worldometers.info njofton për 1699 të vdekur dhe 22.600 të shëruar, tranmseton albinfo.ch. Ajo po ashtu raporton për 143 raste të infektimit gjatë 24 orëve të fundit.
Sa i përket numrit të infektimeve të reja duhet thënë se dy ditët pararendëse ishte raportuar për më pak raste të tilla. Kështu, të hënën ishin regjistruar 103 ndërsa të martën, gjithsej 100 raste të reja infektimesh.
BAG tani rekomandon teste për të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19. Fillimisht, testoheshin vetëm njerëzit me sëmundje ekzistuese paraprake dhe pacientët në spital, si dhe punonjësit e shëndetit.
Numri i testeve të kryera deri më tani ka arritur në rreth 260.500, përcjell albinfo.ch. Në 13 për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv, me anë të të cilit mund të kryhen disa teste pozitive ose negative tek i njëjti person.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















