Lajme
SBB u “rekomandon fuqimisht” udhëtarëve të përdorin maskat
Kjo vlen vetëm për rastet kur në mjetin përkatës të transportit nuk ka mundësi të mbahet distanca prej dy metrash mes personave
Duke filluar nga 11 maji, transporti publik do të rifillojë punën “me normë të plotë”, por me faza, shkruan srf.ch.
Ndërkaq, nga 1 maji, klientët mund të mësojnë për orarin online.
SBB dhe ofertuesit tjerë të transportit publik në Zvicër u rekomandojnë fuqimisht konsumatorëve që të mbajnë maska higjiene, pëcjell albinfo.ch. Por kjo vlen vetëm për rastet kur në mjetin përkatës të transportit nuk ka mundësi të mbahet distanca prej dy metrash mes personave.
Kompanitë e transportit janë duke shtuar pastrimin në mjetet e tyre, veçanërisht të sipërfaqeve të cilat klientët i prekin me duar.
Punonjësit që janë të detyruar të kenë kontakt me klientët do të pajisen me maska higjiene dhe dezinfektues për vetëmbrojtje.
Kontrollimi i biletave, pas një periudhe që ishte hequr pothujase tërësisht, ka filluar të bëhet përsëri, transmeton albinfo.ch. Punonjësit janë të trajnuar për ta realizuar atë nën kushte të veçanta.
Mbrojtja e punonjësve në transportin publik është një përparësi kryesore për punëdhënësit: ata tani mbajnë maska higjiene kur kontaktojnë klientët nëse nuk mund të mbahet distanca minimale prej dy metrash
Konsumatorët janë ende të detyruar të paguajnë biletat, por kontrolluesit (konduktorët) nuk do t`i marrin në dorë kartat SwissPass dhe biletat e konsumatorëve, deri në një njoftim të ardhshëm.
Në sportelet për shitje të biletave në stacionet hekurudhore do të vendosen panelet Plexiglass për shkaqe sigurie nga virusi, përcjell albinfo.ch. Nuk mund të shiten më bileta në autobusë.
SBB dhe transportuesit tjerë publikë gjithashtu rekomandojnë që nëse është e mundur të udhëtohet jashtë orarit të pikut dhe të shmangen udhëtimet turistike.
SBB dhe Postauto kanë zhvilluar konceptin e sigurisë së bashku me Zyrën Federale të Transportit dhe Zyrën Federale të Shëndetësisë
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













