Lajme
Mjeku shqiptar rrëfen përvojat personale nga fronti kundër virusit në Itali
Mjeku shqiptar Genc Kapxhiu, që punon në Itali tregon leksionin që mësoi pandemia e koronavirusit.
“Kjo pandemi na mësoi se nuk duhet kurrë të ngelësh prapa por duhet të azhornohesh në çdo moment. Dhe nuk duhet neglizhuar asgje.”
Në një intervistë televizive Genci i cili ka punuar 6 vjet në spitalin e Durrësit tregon se ku dallohet mjekësia shqiptare dhe ajo në Itali.
“Shqipëria është një shkollë jashtëzakonisht e fortë nga ana praktike, nga ana teorike jo. Në Itali ndryshon bëjmë shumë teori e më pak praktikë.Po shtohet shumë numri i të shëruarve dhe pak nga pak po bie numri i të vdekurve. Të gjithë reanimacionet po boshatisen. Nuk ka më shtretër të plotë dhe pandemia pak nga pak po eliminohet.”
Genc Kapxhiu tregon se së bashku me mjekët e spitalit ku punon do të sjellin 1 mijë maska gratis për mjekët e urgjencës në Shqipëri. / Ora News /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor











