Lajme
66 raste të reja me Covid-19 në Zvicër
Me gjithë shtimin e rasteve dje dhe sot, trendi vazhdon në mënyrë të qartë drejt uljes
Pas një rënieje të madhe të shënuar të martën, me vetëm 28 infektime të reja, dje dhje sot ka pasur sërish një ngritje relative të rasteve të reja me covid-19. Kështu, në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë infektuar 66 persona brenda një dite, që është pak më shumë se një ditë më parë, kur sipas BAG ishin raportuar 51 raste të reja.
Me gjithë shtimin e përmendur të rasteve, trendi vazhdon në mënyrë të qartë drejt uljes.
BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik) po ashtu njofton se deri të enjten në Zvicër ka pasur gjithsej 30,126 raste të konfirmuara nga laboratori, të infektimeve me koronavirus, transmeton albinfo.ch . Numri i vdekjeve që lidhen me Covid-19 të enjten pasdite ka qenë 1807, sipas agjencisë së lajmeve SDA.
Por sipas BAG ky numër është 1518. Kjo zyrë shkruan se në Zvicër ka 351 infeksione në 100,000 banorë, që është një shifër e lartë në raport me vendet tjera evropiane.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 296.100 testime. Sipas BAG, dymbëdhjetë për qind e tyre kanë rezultuar pozitive.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














