Lajme
Aplikacioni për të gjurmuar njerëzit me koronavirus në Zvicër
Qeveria zvicerane se do të nisë një aplikacion smartphone, javën e ardhshme, e krijuar për të gjetur personat e infektuar potencialisht me COVID-19
Në fillim të kësaj jave, parlamenti prishi planet origjinale të qeverisë, duke vendosur që aplikacioni i telefonit nuk mund të merrte dritën e gjelbër pa një bazë të duhur ligjore.
Aplikacioni përdor teknologjinë pa tel Bluetooth për të regjistruar telefona të tjerë që janë në afërsi. Ajo funksionon duke gjurmuar njerëzit që pa dashje mund të kenë qenë në kontakt të zgjatur me dikë që më vonë ka qenë pozitivisht me koronavirusin, përcjell albinfo.ch.
Faza pilot, që do të zgjasë deri në fund të majit, do të kufizohet në “një grup të caktuar të popullsisë”, tha Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset në një konferencë për shtyp.
Në ndërkohë, qeveria do të sqarojë kornizën ligjore të nevojshme për aplikacionin dhe do ta paraqesë atë në parlament në fund të majit, me shpresën se deputetët do të sigurojnë shpejt dritën e gjelbër, tha Berset.
“Nëse parlamenti thotë jo, ka mbaruar”, tha ai për aplikacionin, përcjell tutje albinfo.ch.
Berset gjithashtu u bëri thirrje hakerave që të vijnë përpara për të testuar mbrojtjet e aplikacionit – veçanërisht në mbrojtjen e të dhënave.
Nëse aplikacioni është i autorizuar nga parlamenti, ai do të jetë opsional dhe nuk do të përdoren të dhëna personale ose informacione mbi vendndodhjen, tha qeveria. COVID-19 ka vrarë 1.525 njerëz në Zvicër, ndërsa 30,124 kanë dalur pozitivë, sipas shifrave ditore të Ministrisë së Shëndetësisë të Premten, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












