Lajme
Gjermania nuk ka më krizë për maska
Para pak javësh kishte shumë mungesa në furnizimin e personelit mjekësor me maska në Gjermani. Ndërkohë gjendja është përmirësuar ndjeshëm, sipas ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn.
Sigurimi i maskave filloi me vështirësi, tha politikani i CDU-së e ministër i Shëndetësisë, Jens Spahn, në intervistë me gazetën gjermane “Zeit”. Ndërkohë është e mundur që të porositen maska me shumicë. Tani po dëgjohet nga instanca të caktuara se kemi shumë maska, mos sillni më furnizim. Para katër javësh, kjo ishte ende shumë e vështirë, thotë Spahn.
Klinikat, qendrat mjekësore, azilet e pleqve kishin kritikuar në fillim të krizës së pandemisë në Gjermani se nuk kishin maska mjaftueshëm për personelin. Qeveria gjermane vendosi atëherë të centalizojë porositjen e maskave. Jens Spahn megjithatë kërkon mirëkuptim. “Duhet të kishim siguruar me herët maska? Po. Vendosa unë në mënyrë aktive që të mos blej maska? Jo.” Sipas tij në momentin që kjo duhej bërë, tema e coronës nuk ishte bërë ende aq e ndjeshme. “Më vonë je më i mençur.”
Lidhur me trendin hap pas hapi të lirimit të masave kufizuese që u morën për zbutjen e virusit, Spahn tha se “në fund me siguri që jo të gjitha vendimet kanë qenë vendimet e duhura”. Por, nga ana tjetër, ato janë marrë në bazë të dijes më të mirë të mundshme e me ndërgjegje, transmeton DW.
Politikani i CDU-së është i mendimit se duhen siguruar stimuj financiarë për të zhvendosur prodhimin e ilaçeve të rëndësishme në Europë. “Lidhur me ilaçet, Europa duhet të bëhet sërish e pavarur nga Azia”, tha Jens Spahn pas një videokonference me vendet anëtare të BE-së. Farmacitë kanë kohë që ankohen, se mungojnë apo gjejnë me vështirësi preparate të caktuara. Shumica e përbërësve të ilaçeve prodhohet në Azi. Kriza e koronës ka vështirësuar prodhimin dhe transportin.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













