Futboll
Rregullat për të filluar Bundesliga gjermane
Bundesliga e Gjermanisë do të nisë në këtë fundjavë, megjithatë, lojtarët kanë rregulla strikte
Bundesliga gjermane është liga e parë nga më të fortat evropiane, që do të rifillojë aktivitetin.
Skuadrat gjermane kishin filluar më parë përgatitjet, kurse tani janë gati për aksion. Sidoqoftë, lojtarët duhet t’i ndjekin rregullat, përcjell albinfo.ch.
Ndalohen përqafimet si manifestim i festimit apo përshëndetjes më kundërshtarin dhe shokun, asnjë shtrëngim duarsh dhe do të shmanget sa më shumë pështyma.
Janë këto disa nga rregullat që futbollistët e Bundesligës dhe Bundesliga 2 duhet të respektojnë, duke u kthyer në fushë në Gjermani me dyer të mbyllura këtë fundjavë, pas pushimit të detyruar për shkak të koronavirusit.
Një rregullore me 35 faqe, ku përfshihen edhe normat e reja higjenike për lojtarët.
Ndërkohë, në rast se rezulton një futbollist pozitiv, atëherë do të duhet që e gjithë skuadra të shkojë në karantinë.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor















