Lajme
Shkrimtari shqiptar, Julian Zhara, fiton çmimin “Lermontov” në Itali
Në Festivalin "Citta di Sant' Anastasia"
Është bërë e ditur se shkrimtari dhe përkthyesi nga shqipja në italisht, Julian Zhara, është vlerësuar me çmimin “Lermontov”, për aktivitetin e tij poetik në edicionin XVIII të Festivalit Kombëtar të Poezisë “Citta di Sant’ Anastasia”, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se çmimi “Lermontov” u jepet personaliteteve që në fushën poetike dallohen për ndjeshmëri të veçantë në përzierjen dhe sintezën e gjuhëve e kulturave të ndryshme, duke pararendur kritere artistike të reja, ende të pazbuluara. Poeti është zhvendosur në Itali në vitin 1999.
Poezia e Julian Zharës është kënga e vendeve që lëmë pas, e boshllëkut që mbush çdo tjetër vend që banojmë. “Shqipëria bëhet vendi që çdonjëri humb, Venezia qyteti që çdonjëri zgjedh duke humbur rrënjët, e vetmja mënyrë për të dialoguar me çdo kohë zë fill nga plaga e brendshme”.
Vlen të cekët se Julian Zhara është poet, performer, organizues eventesh kulturore, u lind në Durrës më 1986. Trasferohet në Itali më 1999. Ai ka publikuar dy vëllime me poezi In apnea (Granviale, 2009), Vera deve morire (Botuar nga Interlinea për Lyra giovani 2018), shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, më 2014 bashkëpunon në Generation Y, projekt i spoken music në MAXXI dhe organizon festivalin e poezisë orale dhe muzikës dixhitale Andata e Ritorno. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













