Shqipëria
Edhe Shqipëria lehtëson masat
Nga dita e hënë, në Shqipëri do të lejohen të hapen disa biznese, duke vazhduar me lehtësimin e masave
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një komunikim LIVE në Facebook ka folur në lidhje me rritjen e rasteve në dy ditët e fundit, ku janë regjistruar nga 18 raste.
Rama u shpreh se përveç disa gjërave, gjithçka tjetër do të jetë e hapur, nga dita e hënë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Nga e hëna, përveç transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur.
Pra, hiq transportin publik, për të cilën do të flas edhe më pas, pse është një problem shumë i madh në këto kushte dhe pse me të drejtë shumë kush nga ju është i shqetësuar për mungesën e transportit publik, por duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk e hapur transportin publik ende”, deklaroi Rama.
“Pra hiq transportin publik, baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, hiq palestra, qendra sportive, teatro, kinema dhe klube nate apo lokale lodrash për fëmijë të mbyllura, gjithçka tjetër do të jetë e hapur”, shtoi tutje kryeministri shqiptar.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












