Lajme
Si po i përballojnë gjyshërit zviceranë kufizimet e pandemisë
Gjyshërit mund të përqafojnë nipërit e mbesat e tyre përsëri, por ata ende nuk lejohen të kujdesen për ta, thonë autoritetet zvicerane shëndetësore që menaxhojnë krizën e koronavirusit.
Në kantonin Bernë, 62-vjeçarja Heidi Klossner Biglen ishte e kënaqur që mori lejen zyrtare për të përqafuar përsëri nipërit e mbesat e saj. Ajo dhe burri i saj normalisht kujdesen për ta dy ditë në muaj, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Ata kohët e fundit u takuan për herë të parë në dy muaj – me gëzim dhe pak pasiguri, pasi nipërit dhe mbesat ishin mësuar të ruanin distancën. Për Klossner Biglen, koha e kaluar me nipërit e saj është një shans për t’i parë ata të rriten dhe të ndajnë përvojat e jetës. “Ne mësojmë prej tyre dhe ata mësojnë nga ne”, thotë ajo.
Gjyshja Barbara Müller, 63-vjeçare, është duke kërkuar përsëri nipin e saj për më shumë se një javë. Ajo u ndje e çliruar kur Daniel Koch, delegati i qeverisë në pandeminë Covid-19, tha se ishte në rregull të përqafosh përsëri nipërit dhe mbesat.
Duke ecur përreth, ajo vëren se gjyshërit me fëmijët janë zhdukur nga vendet publike. Kriza e koronavirusit tregon qëndrimin e lartë shoqëror të gjyshërve në Zvicër. Financiarisht, ata luajnë një rol të rëndësishëm: vlera vjetore e kujdesit për fëmijë të papaguar të siguruar nga gjyshërit vlerësohet në rreth 8 miliardë CHF (8.2 miliardë dollarë), përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Angli
Gjendet i vdekur 28-vjeçari shqiptar në Angli, policia heton rastin si vrasje Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje, por janë liruar me kusht ndërsa hetimet vijojnë.... -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029
Jeta në Zvicër
-
Bazeli paralajmëron qytetarët: Mos qëndroni nën pemë gjatë valës së të nxehtit Autoritetet thonë se temperaturat e larta dhe thatësira kanë dobësuar degët e pemëve, duke rritur rrezikun... -
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë













