Portrete të firmave
Dikur i ndjekur politikisht, sot udhëheq kompaninë e tij të telekomunikacionit në Innsbruck
Ishte student në Fakultetin Teknik në Prishtinë, kur u detyrua të largohet nga vendi për shkak te regjimit serb në vitet e `90-ta. Ajet Tahiri nga Novolani i Komunës së Vushtrrisë, është themelues i kompanisë "AT Mobilfunk GmbH", me qendër në Innsbruck të Austrisë.
Gjatë viteve kur Kosova po përballej me politikën shoviniste serbe, Ajet Tahiri si student vendosi të anëtarësohej në partinë e udhëhequr atë kohë nga Ibrahim Rugova, në LDK, ku edhe ushtroi aktivitetet e tij politike. Nën pëlqimin e Prof. Fehmi Aganit dhe President Ibrahim Rugovës, Tahiri kishte nisur iniciativën për krijimin e Këshillit për Vetëmbrojtje, që ishte edhe Këshilli nga i cili lindën celulat e para të UCK-së në Komunën e Vushtrrisë.
Aktiviteti politik i Tahirit nuk kishte kaluar pa i rënë në sy regjimit serb. I ndjekur politikisht, ai kishte migruar fillimisht në Gjermani, me qëllimin që t`i vazhdonte studimet në Fakultetin Teknik të Mynihut. Por, në mangësi financiare, ai ishte detyruar të kryente një shkollë që do i mundësonte të punësohej në një kompani të Telekomunikacionit.
Pas 14 vite përvojë pune në këtë fushë, Tahiri kishte vendosur që në vitin 2008 të hapë kompaninë e tij ” AT Mobilfunk GmbH”. Sot, kjo kompani ka klientë kredibil austriakë dhe gjermanë.
“Kompania merret kryesisht me teknikën e komunikacionit Mobil, duke mos lënë anash edhe segmentin e Elektroteknikës dhe EDV. Klientët tanë janë kompanitë më të mëdha telefonike si: A1, T-Mobile në Austri, Telefonica, Vodafone dhe T-Mobile në Gjermani. Ekipi ynë trajnohet rregullisht, andaj `Mobilfunk` GmbH` ka ekspertizën e nevojshme për të bërë instalimin e faqeve të radios mobile. Ne ju ofrojmë klientëve tanë konceptim dhe planifikim të kualifikuar, realizim dhe vënie në funksion të faqeve të komunikacionit celular, të cilat në total kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së rrjeteve mobile”, ka thënë Tahiri.
Të konkurrosh me kompanitë më të mëdha austriake, sipas Tahirit, nuk është e lehtë. Ai ka thënë se “AT Mobilfunk GmbH” i ka vështirësitë e veta me të cilat përballet për të vazhduar e fuqishme në tregun austriak.
“Në fillim kam pasur vështirësi për t`ua dëshmuar që edhe si student emigrant mundem dhe kam aftësi që të konkurroj në treg me firmat më të mëdha dhe më të njohura në lëmine e Telekomunikacionit. Ndërsa, sot kam vështirësi që të qëndrojë në hap me zhvillimet më të reja, sepse siç dihet Telekomunikacioni është një lëmi që ka një zhvillim të shpejtë, mirëpo me trajnime po arrijmë të jemi një nga firmat më të kërkuara në këtë drejtim”, është shprehur ai.
Sa i përket investimit në Kosovë, Tahiri ka thënë se lëmia e kompanisë së tij e bën të vështirë zgjerimin. Por, Tahiri synon që “AT Mobilfunk” në të ardhmen të ketë shtrirje internacionale, kurse më vone edhe një `rrjetëzim` të suksesshëm mes firmave shqiptare.
“Unë jam koncentruar në tregun evropian meqë kuadrot në teknikën e telekomunikacionit janë shumë të rralla, kështu që e bën punën e zgjerimit edhe më të vështirë. `AT Mobilfunk GmbH` është stabilizuar në Austri. Në Gjermani kemi pasur projekte të realizuara me sukses, në Holandë, Francë dhe Slloveni, po ashtu. Si objektiv i kam vënë vetes që kompania të ketë një shtrirje internacionale në tërë Evropën. Pastaj, më vonë të kemi edhe një rrjetëzim më të mirë dhe më të suksesshëm mes firmave shqiptare”, ka thënë Tahiri.
Ajet Tahiri është edhe kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për Tirol. Ai ka thënë se momentalisht në këtë zonë veprojnë 30 kompani shqiptare të fushave të ndryshme, të cilat janë themeluar nga shqiptarët.
P:s: Artikulli fillimisht është botuar në revisten albinfo.at
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër