Lajme
Diaspora shqiptare në Gjermani vazhdon ta ndihmojë Kosovën
Vlen të cekët se “Projekti i 10 Pacientëve për shërim gratis në Gjermani” po realizohet
Ditë më parë në Essen është mbajtur takimi i radhës i Unionit të Biznesmenëve Shqiptarë në Gjermani. Diaspora shqiptare në Gjermani edhe një herë dëshmoi se është e gatshme të ndihmojë shqiptarët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në këtë takim nikoqire ishte firma Kelmendi Gmbh. Unioni ka marrë në pronësi nga UNDP fondin për investime të Luksemburgut. Për punësimin e kosovarëve në firmat anëtare të Unionit u formua grupi punues nga Zenun Krasniqi dhe Ejup Xhemajli, po ashtu në këtë takim kryesia e Unionit mori vendim që t’u ndihmojnë edhe hapjen e 15 bizneseve te vogla në Kosovë kryesisht në Krushë tē komunës së Rahovecit.
Duhet theksuar se arsyeja e përzgjedhjes së Krushës është se në këtë vend dëmet e shkaktuara nga lufta janë mjaft të theksuara dhe, siç e dimë në këtë pjesë mbijetojnë me punët bujqësore dhe punëdore kryesisht të udhëhequra nga gratë kryefamiljare. Këtë projekt për ta menaxhuar u zgjodhën Gani Nuha dhe Ilir Balija, shkruan kosovapres.
Vlen të cekët se edhe për “Projektin e 10 pacientëve për shërim gratis në Gjermani” u formua Komisioni në krye me Besim Rexhepajn, i cili ishte edhe iniciator i projektit.
Kryetari i Unionit, Ejup Berisha, gjatë hapjes të takimit, duke i përshëndet të pranishmit tha se Kosova ka nevojë më tepër se kurrë për investime nga Gjermania në ngritjen dhe zhvillimin ekonomik.
Unioni gjatë këtij takimi miratoj vendimin që të bashkëpunojë ngushtë me Rrjetzimin Global, por derisa rrjeti me seli në Amerikë nuk përfshin kërkesat e arsyeshme të Unionit që janë ngushtë të lidhura me ligjet gjermane në Statutin e posapërpiluar, Unioni Gjerman nuk mund të bëhet anëtar në Rrjetin Global. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













