Kosova
Vetëvendosja paralajmëron protesta
Së fundmi, protestë ka paralajmëruar Lëvizja Vetëvendosje (LVV) menjëherë pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet të cilit i hapet rrugë zgjedhjes së Qeverisë së re dhe lënien jashtë saj të partisë fituese. Pak orë para shpalljes së verdiktit, ky subjekt politik ka bërë edhe “provën gjenerale” për rezistencën në sheshet që mbërthejnë institucionet qendrore.
Nëpërmjet aktgjykimit, përfundimet e të cilit i ka publikuar në orën 22:29 të së enjtes, Gjykata e ka shpallur kushtetues Dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin kandidati i propozuar i Lidhjes Demokratike (LDK), Avdullah Hoti, është caktuar mandatar për ta formuar Qeverinë e re.
Gjykata njëzëri ka vendosur që Dekreti “është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës”, dhe ka konstatuar që “votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit, dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës”. Ndërkaq, me shumicë votash ka vendosur që “Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës”.
Vetëm 45 ditë pas krijimit, Qeveria e drejtuar nga LVV-ja është rrëzuar me mocion mosbesimi, të cilin e kishte iniciuar vetë partneri i koalicionit – LDK. Pas kësaj, presidenti Thaçi kishte ndërmarrë veprime duke u thirrur në nenin 95 të Kushtetutës dhe, ndryshe nga dy mocionet e mëhershme, pas të cilave qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit, pas këtij kundër Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, kreu i shtetit ishte përcaktuar që t’i evitonte zgjedhjet dhe i kishte kërkuar LVV-së një mandatar të ri për kryeministër.
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër Shkalla e papunësisë ra nga 3.0 në 2.9 për qind. SECO ia atribuon rënien kryesisht faktorëve... -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë? -
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 -
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike -
Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale












