Lajme
Njoftim për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë
Njoftim mbi çështjen e hyrjes në Republikën e Kosovës.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se që pas ditës së djeshme, datë 2 qershor 2020, falë konsultimeve të njëpasnjëshme dhe të pandërprera të autoriteteve shqiptare me ato të Republikës së Kosovës, është lejuar qarkullimi normal i automjeteve në pikën e kalimit kufitar Morinë-Vërmicë, transmeton albinfo.ch.
MEPJ informon se të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë të kryer testin COVID 19, jo më vonë se katër ditë nga dita e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, nuk janë të detyruar të qëndrojnë në vetizolim.
Në rastet kur testi nuk është kryer nga shtetasit, të cilët duan të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, ata do të duhet të nënshkruajnë deklaratën për vetizolimin për një periudhë prej 7 ditësh.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje qëndrimi dhe kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme). Kjo procedurë është e nevojshme, në mënyrë që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetizolimit. Në rast se shtetasit nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta kryejnë vetizolimin, nuk do të lejohen të hyjnë në Republikën e Kosovës.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm studentët, të cilët do të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës për nënshtrim të provimeve, por me kusht që të kthehen në shtetet e tyre brenda së njëjtës ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga institucioni përkatës arsimor në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, ju informojmë se në rast se ekipi mjekësor, i cili ndodhet në pikat e kalimit kufitar, vlerëson se personat që duan të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës kanë simptoma të COVID19, këta të fundit do të japin udhëzimet e duhura se si shtetasit duhet të veprojnë.
Të gjithë shtetasit që kanë për qëllim kalimin transit në Republikën e Kosovës, përjashtohen nga këto rregulla.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













