Lajme
40 milionë euro investim për zgjerimin e infrastrukturës së biçikletave në gjithë Austrinë
Buxheti i financimit u rrit dhjetëfish në krahasim me një vit më parë.
Ministrja e Mbrojtjen së Klimës në Austri, Leonore Gewessler, ka bërë të ditur se është duke investuar 40 milionë euro në zgjerimin e infrastrukturës së biçikletave në gjithë Austrinë. Buxheti i financimit u rrit dhjetëfish në krahasim me një vit më parë.
Ministrja shkroi në llogarinë e saj në Twitter se ndërtimi i shtigjeve të biçikletave do të bëjë më të lehtë rrugëtimin dhe kështu do ta përmirësojë edhe ekonominë.
“Me financimin e biçikletave, ne po krijojmë 18,000 punë të sigurta në Austri. Një fokus i programit të financimit të këtij viti është zgjerimi i shtigjeve të biçikletave me shpejtësi të lartë që rrisin çiklizmin nga zona urbane. Ministria e Mbrojtjes dhe Klimës do të marrë përsipër gjysmën e kostos së ndërtimit të rrugëve të reja të çiklizmit”, ka shkruar ministrja Gewessler.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor











