Lajme
Suedia me rritje të infeksioneve koronavirus, rënie të vdekjeve
Infeksionet me koronavirus janë në rritje në Suedi, ndërsa numri i vdekjeve dhe personat e trajtuar me kujdes intensiv vazhdojnë të bien, tha Agjensia e Shëndetit të enjten.
Shefi Epidemiolog Anders Tegnell tha se rritja e rasteve nuk mund të shpjegohet vetëm me rritjen e testimit. Suedia deri tani ka regjistruar gjithsej 41.883 raste.
“Fatkeqësisht, në Suedi, ne mund të shohim përsëri një rritje të rasteve”, tha ai në një konferencë për shtyp, duke u bërë thirrje njerëzve të mos ‘lehtësohen’ në distancimin shoqëror. Suedia nuk ka imponuar një bllokim, ajo i ka mbajtur të hapura shumicën e shkollave, restoranteve dhe bizneseve, shkruan reuters, përcjell albinfo.ch
Tegnell tha se rritjet në rastet e reja ishin parë kryesisht në Suedinë Perëndimore dhe në mesin e të rinjve sesa më parë.
“Rastet mes të vjetërve kanë rënë mjaft shpejt. Kjo tregon që masat e marra kanë pasur një efekt”, tha ai. “Ka arsye për të besuar se rënia e vdekjeve do të vazhdojë.” Suedia regjistroi 20 vdekje të reja të enjten, duke marrë në total 4,562, shumë më të larta se në vendet fqinje Nordike, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive













