Lajme
Cakaj: Krenar që isha në VV, por edhe më krenar që u largova
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se është krenar që kanë në Vetëvendosje, por është edhe më krenar që është larguar.
Ashti si tregon ai, në kohën e anëtarësimit ka qenë 15-vjeçar dhe u larguar pak pa i mbushur të 18-tat.
“E kam nënvizuar shumë herë, unë kam qenë pjesë e VV-së kur kam qenë 15-vjeçar. Jam anëtarësuar në moshën 15- vjeçare dhe jam larguar pak pa i bërë 18 vjet. Sot natyrisht jam më i pjekur dhe shumë më i shkolluar e shumë më i ditur dhe unë fare lehtë mund të them se distancohem nga e kaluara ime, por nuk e bëj. Unë jam shumë krenar për të kaluarën time në VV, po më shumë se për të kaluarën, jam krenar që kam dalë prej VV-së”, ka thënë Cakaj për Reporterin.
Ndër të tjera, ai thotë se ka shërbyer me përkushtim në këtë parti, mirëpo me zhvillimin intelektual ka zgjedhur një rrugë tjetër pavarësisht presioneve dhe fushatave.
“Unë kam shërbyer në Lëvizjen Vetëvendosje me kapacitet maksimal, me plot zemër, me aq sa kam pasur kapacitet dhe për aq sa horizontet e mia intelektuale më kanë mundësuar. Me zhvillimin tim intelektual, unë kam zgjedhur një rrugë tjetër pavarësisht presionit e pavarësisht fushatave të tjera”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














