Lajme

Finlanda vendos më 12 maj për anëtarësimin në NATO

Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësimin në NATO më 12 maj, sipas gazetës vendase Iltalehti, e cila ka cituar burime qeveritare.

Vendimi do të merret nëpërmjet dy hapave atë ditë.

Fillimisht presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftojë miratimin e tij për t’iu bashkuar aleancës, e ndjekur nga aprovimi i grupeve parlamentare.

Më 12 maj komisionet e ndryshme parlamentare kanë vendosur të diskutojnë raportin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Agresioni rus në Ukrainë ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë që të marrin në konsideratë anëtarësimin e tyre në NATO.

Ndërsa, Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë./Euronews