Lajme
Në Zvicër, 9 infeksione të reja në 24 orët e fundit
Sa i përket numrit, ulja e tij të dielën duhet të merret me rezervë për faktin se kemi të bëjmë me një ditë fundjave, kur, siç ndodh zakonisht, bëhen më pak testime
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar nëntë infeksione të reja nga kosonbairusi brenda një dite. Gjithsej deri më tani janë raportuar 30.965 raste të konfirmuara nga laboratori, ka raportuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të dielën pasdite, shkruan sda.ch.
Sa i përket numrit, ulja e tij të dielën duhet të merret me rezervë për faktin se kemi të bëjmë me një ditë fundjave, kur, siç ndodh zakonisht, bëhen më pak testime, transmeton albinfo.ch. Ndryshe, ditëve të fundit numri i infeksioneve të reja ishte stabilizuar në 20. Kaq ishin regjistruar të shtunën dhe 23 të premten.
Ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me sëmundjen e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA të dielën pasdite ishte i pandryshuar, pra 1921, sikurse një ditë më parë. Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve.
Numër të pandryshuar të vdekjeve në krahasim me një ditë më parë ka raportuar edhe BAG. Pra sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës, deri më tani nga Covid-19 kanë vdekur 1661 persona, përcjell albinfo.ch. Kjo korrespondon me 19 vdekje për 100,000 banorë.
Numri i testeve të kryera në Sars-CoV-2, agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 423.468. Në nëntë për qind të këtyre testeve, rezultati ka qene pozitiv ose Janë 361 infeksione llogaritur në 100,000 banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













