Futboll
Zhegrovën e duan tri klube franceze
E ardhmja e futbollistit kosovar të Genkun mund të jetë e lidhur me Ligue 1, ku e duan Olympique Marseille, Lille dhe Nantes. Talentin kosovar e pëlqejnë edhe klubet angleze, Chelsea e Wolverhamptoni
Ylli kosovar, Edon Zhegrova, aktualisht është i huazuar në Basel, por klubi zviceran nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë më gjatë në ekip.
Për këtë, përfaqësuesi kosovar do të rikthehet gjatë verës përkohësisht në Genk.
E mediat franceze shkruajnë se 21-vjeçari mund të përfundojë në Ligue 1.
Futbollistin e krahut e pëlqejnë tri klube franceze.
Bëhet fjalë për Marseillen, Lillen dhe Nantesin.
E në Angli, mesfushorin ofanziv e pëlqejnë Chelsea dhe Wolverhamptoni.
Në Itali, për futbollistin e Genkut informata ka kërkuar Lazio.
Mirëpo, deri tash nuk ka arritur asnjë ofertë zyrtare për futbollistin prishtinas.
Menaxheri i tij, Marc Van Osselaer, javë më parë thoshte se Franca do të ishte një destinacion ideal për Zhegrovën, pasi aty do të mund të zhvillohej dhe do të bënte përvojë.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











