Lajme
Zvicër: Parlamenti ua zbret për 60% qiranë bizneseve të dëmtuara
Pas Dhomës Nacionale ditë më parë, edhe Dhoma e Kantoneve (Senati) gjithashtu ka votuar sot në favor të kësaj rregulloreje
Bizneset e vogla të cilave u është dashur të mbylleshin për shkak të masave federale kundër koronavirusit, duhet të paguajnë jo më shumë se 40 për qind të qirasë së zakonshme për periudhën në fjalë.
Këtë vendim e ka marrë ditë më parë Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, shkruan srf.ch.
Pas Dhomës Nacionale, edhe Dhoma e Kantoneve (Senati) gjithashtu ka votuar (sot) në favor të kësaj rregulloreje, transmeton albinfo.ch. Votimi në këtë dhomë ishte i ngushtë me 20 vota pro, 19 vota kundër dhe 4 abstenime.
Këshilli Federal është shprehur vazhdimisht kundër rregullimit. Qiramarrja e pjesshme është një ndërhyrje në garancinë e pasurisë, sipas tij.
Nga kjo do të përfitonin gjithashtu zinxhirët ndërkombëtarë dhe jo vetëm dyqanet e vogla, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal dëshiron që qiramarrësit dhe pronarët të arrijnë në një marrëveshje të drejtpërdrejtë lidhur me pagesën e qirasë.
Sidoqoftë, sipas vendimit të tashmë të dy dhomave të parlamentit, shuma e mbetur e qirasë, pra 60 për qindëshi i saj do t`i vihet barrë qiradhënësit, transmeton albinfo.ch.
Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në maj, dy Dhomat e Parlamentit nuk patën rënë dakord për një marrëveshje të tillë qiramarrjeje.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













