Autotech
Nokia 1100, celulari më i shitur në botë
Hyri në treg në vitin 2003 dhe brenda pesë vjetësh Nokia 1100 u shit në 250 milionë copë, duke u bërë kështu jo vetëm telefoni më i shitur, por pajisja elektronike më e shitur në botë.
Në fakt, telefoni i njëmiliardtë i Nokias që u shit ishte një 1100 i blerë në Nigeri në vitin 2005! Kishte të integruar një dritë (flashlight), zile monofonike, mbulesa të ndryshme, taste te buta, ku s’mund të depërtonte pluhuri; kapacitet prej 50 mesazhesh, 50 vende për kontakte, 400 orë kohë deri në mbushjen e radhës, ndoshta më e rëndësishmja, ajo kishte Gjarprin (Snake), domethënë Snake II dhe Space Impact.
Ndonëse Nokiat 1100 u ndërprenë moti, në vitin 2009 nisën të shfaqeshin në shitje për sasi marramendësi parash – deri në 32 000 dollarë për copë! E shpjeguar thjesht dhe me pak fjalë, pikërisht këta lloj celularësh (me sa duket), përdoren nga hackers për të vjedhur llogari bankare të klientëve të ndryshëm.
Sikurse mund të kuptoni prova nuk ka për një gjë të tillë, ose le të themi është vështirë të njohësh dikë që e bën këtë “punë” dhe të provojë se si praktikisht e kryen. Por, fakti që edhe në Shqipëri njerëz të ndryshëm realisht i kërkojnë këta lloj celularësh dhe shumë të gatshëm për të paguar edhe 5000 euro, të bën të mendosh që diçka të vërtetë duhet të ketë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













