Lajme
Bernë: Infektohet me Covid-19 një nxënës i kopshtit të fëmijëve
Megjithatë, në kopshtin e fëmijëve, mësimet vazhdojnë normalisht dhe nuk është vendosur karantina
Testimi për koronavirus i një fëmije parashkollor, në një kopsht fëmijësh në Lyssach BE, ka rezultuar pozitiv. Megjithatë, në kopshtin e fëmijëve, mësimet vazhdojnë normalisht dhe nuk është vendosur karantina, shkruan sda.ch.
Siç thotë Gundekar Giebel nga Drejtoria e Shëndetit në Bernë, është arritur që të identifikohen të gjithë edukatorët e fëmijëve dhe bëhet fjalë për një numër të vogël njerëzish, transmeton albinfo.ch. Pasi është këshilluar me Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës, zyra kantonale e mjekësisë ka vendosur të vazhdohet mësimi.
Nëse fëmijët dhe kujdestarët/edukatorët e tyre në Lyssach do të tregojnë simptoma të një sëmundje të frymëmarrjes, Departamenti i Shëndetit i Kantonit të Bernës rekomandon që ata të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun e tyre. Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të testohen.
Mbyllet një çerdhe fëmijësh në Biel
Por në Biel, po ashtu në Kantonin e Bernës nga ana tjetër, një qendër e kujdesit ditor (çerdhe fëmijësh) është mbyllur të premten e kaluar, përcjell albinfo.ch. Kjo ka ndodhur pasi që një person nga ekipi i kujdesit ishte infektuar me virusin e koronës. Qendra në fjalë mbetet e mbyllur gjatë periudhës së karantinës që do të zgjasë deri më 15 qershor.
I gjithë personeli i kujdesit ditor që ka qenë në kontakt me personin e infektuar duhet të testohet dhe të mbetet në karantinë për kohën e përcaktuar nga zyra mjekësore kantonale.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













