Lajme
Mbi 3.8 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën
Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA
Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 3.8 milionë, shkruan albinfo.ch.
Gjithsej 3.843.789 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA, Spanjë, Brazil, Gjermani, Rusi (159.257), Itali, Turqi, Iran, Kinë dhe Indi.
Pas shfaqjes në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë globin.
Nga ana tjetër, më shumë se 7 milionë e 514 mijë raste me infeksion me koronavirus në botë janë regjistruar deri të premten në mëngjes, sipas të dhënave të siguruara nga Johns Hopkins University. Më shumë se 421 mijë persona kanë vdekur si pasojë e virusit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur se nuk është zbuluar asnjë gjurmë e toksinës cereulide në... -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon”















