Lajme
Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane promovon hapjen e fabrikës “Po!” në Ferizaj
Pavarësisht pandemisë, së fundmi Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane ka mbajtur një takim lidhur me promovimin e fabrikës së pijeve në Ferizaj, shkruan albinfo.ch.
Takimi i anëtarëve të Unionit në Bornheim ishte i organizuar nga grupi aktiv i rrethit Bonn/Rhein-Sieg.
Gjatë takimit u promovua hapja e fabrikës “Po!” për pije në Ferizaj, pronarë të së cilës janë anëtari i shquar dhe koordinatori në Union, Fatbardh Blenishta/R.B.Bau GmbH me bashkëpronarët, anëtarë të Unionit, Isuf Sahiti, Mentor Shehu dhe Fatlum Blenishta.
Po ashtu, përveç mbledhjes së mbajtur, takimi u shoqërua edhe me muzikë nga Vëllezërit Tahiri.
Pesë firma pjesëmarrëse në takim shprehën dëshirën e madhe të jenë pjesë e Unioni. Duraku GmbH, DS/Sami Delijaj, VB UG, MV Bau GmbH dhe Shabani Bewehrungstechnik GmbH, të cilave Kryesia dhe Kryetari i Unionit, Nazmi Viqa, u dëshirojnë mirëseardhje në Union. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












