Lajme
204 deputetë i drejtohen popullit me thirrjen për të kaluar verën në Zvicër
"Me fillimin e verës, ne po presim disa momente pushimi në një mjedis të sigurt. Le të zbulojmë ose rizbulojmë disa nga thesaret e fshehura të vendit tonë këtë verë!"
Në përfundim të sesionit parlamnetar në Bernë, të enjten, 204 deputetë të parlamentit i kanë bërë thirrje popullatës të kalojë pushimet verore në Zvicër. “Gjithmonë në përputhje me rregullat e higjenës dhe sjelljes”, në qasje me virusin e koronës, kanë tërhequr vërejtjen deputetët, shkruan sda.ch.
“Të dashur banorë të Zvicrës sonë unike, gjatë disa muajve të fundit ne të gjithë kemi qenë në gjendje krize”, thuhet në letrën e shkruar nga më shumë se tre të katërtat e të gjithë anëtarëve të Parlamentit (të Dhomës Nacionale dhe asaj të Kantoneve), drejtuar mbi 8.6 milionë banorëve, sa ka Zvicra.
Për të vazhduar: “Me fillimin e verës, ne tani po presim disa momente pushimi në një mjedis të sigurt. Le të zbulojmë ose rizbulojmë disa nga thesaret e fshehura të vendit tonë këtë verë!”.
“Jemi të kënaqur që kaq shumë parlamentarë kanë rënë dakord të mbështesin spontanisht këtë thirrje dhe dëshirojnë të rizbulojnë Zvicrën gjatë verës”, ka thënë Nicolo Paganini, deputet i Dhomës Nacionale nga St. Galleni (CVP) i cili njëherësh është dhe president i Shoqatës Zvicerane të Turizmit (STV), sipas citimit të bërë në faqen e internetit të kësaj shoqate, transmeton albinfo.ch
Solidarizimi i këtillë është një inkurajim për destinacionet dhe ofruesit e shërbimeve zvicerane dhe njëherësh tregon që turizmi është një pjesë e identitetit zviceran, ka shtuar Paganini. Për të forcuar besimin e turistëve në Zvicër si një destinacion i sigurt dhe i pastër i udhëtimit, shoqatat e industrisë së turizmit kishin iniciuar linjën “Clean & Safe” në fund të majit.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë













