Lajme
70 për qind e zviceranëve, për vaksinim të detyrueshëm
Për vaksinim të detyrueshëm janë 82 për qind e evropianëve
Vaksinimi i detyrueshëm mbështetet nga 82 për qind e evropianëve, kryesisht në Spanjë (94 për qind) dhe më së paku në Zvicër (70 për qind), sipas një studimi të publikuar nga grupi farmaceutik gjerman Stada, transmeton albinfo.ch.
Sondazhi u krye nga shkurti deri në mars 2020, duke përfshirë 2000 të anketuar nga Austria, Belgjika, Gjermania, Finlanda, Franca, Italia, Polonia, Rusia, Serbia, Spanjë, Zvicër dhe Mbretëria e Bashkuar.
Një total prej 42 për qind e të anketuarve në Evropë kanë shprehur shqetësimin për mungesën e një vaksine për Covid-19, dhe 50 për qind kanë frikë se një nga të dashurit e tyre do të infektohet me virus ose do të vdesin, transmeton tutje albinfo.ch.
Rezultatet e sondazhit treguan gjithashtu se 61 për qind e të anketuarve në Evropë besojnë se kujdesi mjekësor gjatë krizës aktuale në vendin e tyre është pozitiv ose shumë pozitiv, krahasuar me 15 për qind që kritikojnë kushtet e trajtimit. Normat më të larta të miratimit janë në Spanjë dhe Mbretëria e Bashkuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë Kushdo që del në pension sot mund të duhet të financojë pensionin e tij për një... -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër














