Lajme
Çdo i dyti nxënës në Vjenë nuk flet gjermanisht jashtë shkollës
Raporti i ri i Integrimit thotë se çdo i dyti nxënës në Vjenë, jashtë shkollës nuk flet gjermanisht. Kjo është shkalla më e lartë në krahasim me shtetet e tjera federale të Austrisë. Ndërkohë sipas këtij raporti del që në krejt Austrinë, jashtë shkollës nuk e flasin gjermanishten çdo i katërti nxënës.
Në vendin e dytë për numrin më të lartë të nxënëseve që nuk flasin gjermanisht jashtë mësimit shkollor është Vorarlberg me 26 për qind, ndërsa mesatarja në gjithë Austrinë e nxënësve që flasin gjuhën e prejardhjes është 26.5 për qind, apo çdo i katërti nxënës. Kështu ka raportuar Fondi Austriak i Integrimit (ÖIF) në një njoftim për shtyp, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Në Vjenë numri më i madh i nxënësve me prejardhje të huaj është në Favoriten, qarkun (Bezirk) e 10-të me 72.7 për qind i ndjekur në Ottakring (Bezirk:16) me 69 për qind dhe Brigittenau (Bezirk:20) me 68 për qind. Numri më i vogël është në qarkun e brendshëm dhe kryesorin të Vjenës, Inneren Stadt (Bezirk: 1).
Një vështrim mbi llojet e shkollave individuale tregon se përqindja e nxënësve me gjuhë amtare jogjermane ishte më e larta në sektorin e shkollave të detyrueshme: 77 për qind e nxënësve në shkollat politeknike dhe 75.6 për qind në shkollat e mesme të reja (NMS) vinin nga një familje me gjuhë amtare jogjermane. Ndërkohë sa për krahasim, 39.6 për qind e nxënësve në shkollat e mesme të arsimit të përgjithshëm (AHS) dhe 38.3 për qind e nxënësve në shkollat e mesme profesionale (BHS) ishin nxënës me prejardhje të huaj.
Raporti i integrimit jo vetëm që merr parasysh faktet demografike, siç janë popullsia, migracioni dhe azili, por edhe segmente të tilla si arsimi, tregu i punës dhe çështjet sociale.
Gjuha amtare e vendit ku jetojnë në një shkollë luan një rol thelbësor kur bëhet fjalë për suksesin arsimor. Prandaj, modele të ndryshme nga ato të provuara më parë gjithashtu duhet të përdoren.
Përveç kësaj, raporti i Integrimit ka të bëjë edhe me te ardhurit nga viset e tjera në Austri. Më 2017 kishte ulje në krahasim me vitin 2016, por përqindja e njerëzve me një prejardhje migrimi në Austri është rritur nga 16 për qind në 23 për qind në dhjetë vjetët e fundit, që korrespondon me pothuajse dy milionë njerëz në Vjenë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?















