Lajme
Me 31.7 gradë, sot u shënua dita e parë me vapë për këtë vit në Zvicër
Rekordi është shënuar në Chiasso. Në qytetin që ndodhet në kufi me Italinë u mat temperatura deri më tani rekorde, 31.7 gradë
Dita e parë zyrtare me vapë për këtë vit është regjistruar sot, në Ticino. Në Cadenazzo TI temperatura ishte ngritur mbi 30 gradë në mesditë, ka raportuar shërbimi i motit SRF Meteo në Twitter.
Në orën 13 të pasdites sipas MeteoSwiss, temperatura ishte tashmë 31.2 gradë po në Cadenazzo, transmeton albinfo.ch. Ndërsa rekordi është shënuar në Chiasso. Në qytetin që ndodhet në kufi me Italinë u mat temperatura deri më tani rekorde, 31.7 gradë.
Temperaturat në Rrafshnën Magadino dhe në Ticinon jugore ishin përgjithësisht dukshëm mbi pragun e njohur “të vapës” prej 30 gradë.
Në veri të Gothardit, gjegjësisht në Zvicrën gjermane dhe atë frankofone, krahas diellit sot ka pasur vogël edhe re të vogla dhe ca shi, përcjell albinfo.ch. Në mesditë temperaturat ishin 19.6 gradë në St. Gallen, 21.7 gradë në Bernë dhe 24.5 gradë në Lozanë. Në Sion është matur temperatura prej 25.2 gradëve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













