Lajme
18 vjet burg politikanit të CVP-së: ka mbytur të shoqen me çekiç në prani të vajzës
Vepra e rëndë kishte bërë jehonë të madhe në gjithë Zvicrën për faktin se vajza e vogël 4 vjeçe e çiftit kishte qenë e detyruar të shihte krimin
Një ish politikan lokal 56 vjeçar i CVP-së në Valis është dënuar sot për vrasjen e partneres së tij 39 vjeçe. Atij i është shqiptuar sot një dënim me 18 vjet burg, nga Gjykata e Qarkut në Brig.
Në vitin 2018 ai kishte vrarë partneren e tij me 15 goditje me çekiç dhe më pas kishte njoftuar policinë për aktin e kryer, shkruajnë sot mediat zvicerane.
Vepra e rëndë kishte bërë jehonë të madhe në gjithë Zvicrën për faktin se vajza e vogël 4 vjeçe e çiftit kishte qenë e detyruar të shihte krimin, shkruan albinfo.ch. Vrasjes i kishte paraprirë një konflikt dhe debate të shumta. Burri tashmë i dënuar kishte fshehur nga partnerja se ai ishte futur në borxhe të mëdha ndërsa edhe shtëpia duhej të dilte në ankand.
Ish politikani ka punuar një kohë edhe si oficer profesionist në ushtrinë zvicerane. Ai rridhte nga një familje me gjendje të mirë materiale dhe, siç shkruajnë mediat zvicerane, nuk e përballonte dot rënien e nivelit të jetesës, prandaj bënte gjithçka për të fshehur këtë gjendje, përfshirë këtu gënjeshtrat dhe futjen në borxhe.
Për këtë arsye, gruaja e kishte qajtur “dështak”. Ajo kishte thënë se do të bënin një pauzë dhe ajo do të shkonte me fëmijët të jetonte tek e ëma.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












