Lajme
Zvicra shqyrton masa më të ashpra për udhëtarët që vijnë nga Serbia
Shtatë raste të koronavirusit gjatë ditëve të fundit janë "importuar" nga udhëtarët që kishin ardhur në Zvicër nga Serbia. A duhet të priten masa speciale tani?
Infeksionet me koronavirus në Zvicër janë rritur përsëri që nga kjo javë. Sot, kur ishin numëruar 58 raste të reja infeksionesh, ishte dita e katërt me radhë me trend të rritjes. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), shtimi i ditëve të fundit përfshin edhe rastet e “importuara” nga jashtë, veçanërisht ato nga Serbia, shkruan srf.ch.
Sipas BAG, shtatë të ardhur nga Serbia janë testuar pozitive për virusin gjatë dy ditëve të fundit. Bëhet fjalë për dy ditë gjatë të cilave në gjithë Zvicrën ishin raportuar rreth njëqind infeksione të reja, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale nuk ka specifikuar në detaje vendet e tjera prej nga do të ketë pasur “import” të infeksioneve. Por ajo duhej ta kishte bërë, thotë ambasadori serb në Zvicër, Goran Bradić.
“Unë jam në favor të krahasimit të të dhënave nga i gjithë rajoni ose nga vendet fqinje”. Në vendin më të vogël fqinj, në Kroaci, për shembull, numri i rasteve është rritur sërish tashmë disa ditë, por në një nivel shumë më të ulët se në Serbi, përcjell albinfo.ch. Është fakt se aktualisht në Serbi ka një grumbullim të infeksioneve, ka thënë ai.
A janë përgjegjëse ndeshjet e futbollit?
Nga njëra anë, kjo ndodhë pasi që po realizohen më shumë testime, ndërsa nga ana tjetër, Serbia ka hequr tashmë shumë kufizime – megjithëse, sipas raportimeve të mediave të atjeshme, zbutja ishte e diskutueshme pasi që u bë pak para zgjedhjeve të vendit.
“Ngjarjet sportive gjithashtu duhet të fajësohen për numrat në rritje. Janë zhvilluar dy ndeshje futbolli me audiencë të konsiderueshme dhe një turne tenisi”, shpjegon ambasadori serb.
Autoritetet zvicerane tani po mendojnë nëse emigrantët nga Serbia duhet të kontrollohen posaçërisht kur kalojnë kufirin, për shembull, duke u matur temperaturën. Ambasadori serb shpreson që kjo nuk do të jetë e nevojshme. “Unë mendoj se puna do të mbetet në nivel të shqyrtimit. Në qoftë se numrat e infeksioneve nuk rriten”.
Është e drejtë sovrane e autoriteteve zvicerane të marrin masat që i konsiderojnë më të mirat për mbrojtje. Dhe anasjelltas, shkruan më tutje srf.ch, transmeton albinfo.ch. Në fillim të pandemisë, në muajin mars, Zvicra ka qenë një nga vendet e para, shtetasve të së cilave qeveria serbe ua kishte ndaluar hyrjen në vendin e saj.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












