Lajme
Pasi festuan fitoren e zgjedhjeve, zyrtarët serbë rezultojnë me koronavirus
Prania e Gojkovic, Vulin dhe Gjuric në festimin e fitores së partisë në pushtet, pas zgjedhjeve të së dielës, pa masa të distancimit social, ka shkaktuar shumë komente e polemika në rrjetet sociale
Sipas raportimeve te mediave serbe, Kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkovic, ministri i mbrojtjes Aleksander Vulin dhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuric, kanë rezultuar pozitivë për covid 19.
Të gjithë ata ishin të pranishëm në festën e fitores së partisë progresive serbe, të presidentit Aleksander Vucic, pas zgjedhjeve të së dielës së shkuar. Portali i lajmeve Nova, raporton se kryetarja e kuvendit është e shtruar në spital ndërsa Vulin dhe Gjuric janë në vetizolim pasi deri më tani, sipas Danas, nuk kanë zhvilluar simptoma.
Edhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të jashtme, si edhe kryetari i dhomës së tregtisë, Marko Cadez, kanë rezultuar po ashtu pozitivë.
Prania e Gojkovic, Vulin dhe Gjuric në festimin e fitores së partisë në pushtet, pas zgjedhjeve të së dielës, pa masa të distancimit social, ka shkaktuar shumë komente e polemika në rrjetet sociale. Një foto është ndarë gjerësisht në twitter dhe tregon Gojkovic, Vulin dhe Gjuric në shoqërinë e kryeministres Ana Brnabic dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit, Nikola Selakovic.
Këshilltarja për mediat e presidentit, tha ndërkohë se publiku do të njoftohet për shëndetin e këtij të fundit nëse do të ketë ndryshime. “nuk është turp të infektohesh dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim në shëndetin e presidentit, ju do të informoheni”, tha ajo pas lajmit se zyrtarët, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në kontakt me presidentin Vuçiç, rezultuan pozitivë.
Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, Vuçiç mori pjesë në paradën e ditës së fitores në Moskë, ku ai u takua me presidentin Vladimir Putin, e më pas u ndal në Bruksel, ku u takua me presidenten e komisionit evropian dhe komisionerin e zgjerimit.
Vuçiç u takua edhe me të dërguarin e posaçëm të BE për dialogun Kosovë-Serbi, që vizitoi Beogradin të hënën, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













