Lajme
6 raste pozitive në një diskotekë të Cyrihut, 300 mysafirë futen në karantinë
Rasti është raportuar në shërbimin mjekësor kantonal në mbrëmjen e 26 qershorit 2020, ndonëse ka ndodhur më 21 qershor
Një event i ashtuquajtur “Superspreader” (super shpërndarëse) ka ndodhur së fundi në kantonin e Cyrihut. Një person që ishte mysafir në klubin e njohur “Flamingo” në Cyrih më 21 qershor ka rezultuar pozitiv pas testit që i është bërë për Covid-19, shkruan srf.ch.
Pesë persona të tjerë që ishin në klub me të kanë rezultuar gjithashtu pozitivë me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Ky lajm u bë i ditur nga departamenti i shëndetësisë i Kantonit të Cyrihut.
Rasti është raportuar në shërbimin mjekësor kantonal në mbrëmjen e 26 qershorit 2020. Operatori i klubit vetëm atëherë ishte në gjendje të kontaktonte gjurmuesit e kontaktit të kantonit të Cyrihut me një listë të të dhënave të kontaktit që e kishte bërë për vizitorët e klubit.
Falë listës së kontakteve, ekipi i gjurmimit të kontakteve ka arritur të informojë sot mysafirët e klubit për karantinën të cilës ata duhet t`i nënshtrohen, përcjell albinfo.ch. Për afro 300 të mysafirë dhe punonjës të klubit që ishin të pranishëm në mbrëmjen në fjalë, shërbimi mjekësor kantonal ka urdhëruar një karantinë dhjetë ditore për të ndërprerë kështu zinxhirin e infeksionit.
Në rast se konstatohen sërish raste të tilla, duhet të merret parasysh edhe mbyllja e klubeve, thonë në shërbimin kantonal në fjalë
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të blejë më pak avionë luftarakë F-35 sesa ishte planifikuar Këshilli Federal tani synon të porosisë më pak avionë luftarakë në mënyrë që kostot të mos... -
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën












