Lajme
Zvicër: 35 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë gjithë javës së kaluar ka pasur një rritje të të vazhdueshme të numrit të infeksioneve në krahasim me javët e kaluara. 62 infeksione të reja janë raportuar të dielën, 69 të shtunën, 58 të premten, 52 të enjten etj.
Brenda 24 orëve të fundit në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 35 infeksione të reja me koronavirus.
Të kujtojmë: gjatë gjithë javës së kaluar ka pasur një rritje të të vazhdueshme të numrit të infeksioneve në krahasim me javët e kaluara. 62 infeksione të reja janë raportuar të dielën, 69 të shtunën, 58 të premten, 52 të enjten etj., transmeton albinfo.ch.
Numri dukshëm më i vogël i rasteve që është raportuar sot, mund të merret me rezervë, pasi që bëhet fjalë për rezultatet e testimeve të bëra gjatë ditës së diele, kur, siç dihet, bëhen më pak testime.
Deri më tani, ka pasur gjithsej 31 652 raste të konfirmuara nga laboratori, meCovid-19, ka njoftuar të hënën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Sipas BAG, 1682 njerëz që ishin testuar pozitivisht për Covid-19 kanë vdekur deri më tani në Zvicër dhe Lihtenshtajn, pe¨rcjell albinfo.ch. Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë dërguar deri të hënën në mëngjes, si pjesë e detyrimit të raportimit.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, deri tani ka arritur në 566.594. Rezultati ka qenë pozitiv në 6.7 për qind të këtyre testeve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














