Lajme
A mund të mbahen seancat e Kuvendit online në Kosovë?
Pandemia COVID-19, ka disa muaj që ka bllokuar edhe punon e Kuvendit të Kosovës. Një deputetë i kuvendit ka rezultuar pozitiv.
Pasi një deputet i Kuvendit të Kosovës ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është propozuar si alternativë që Seanca e Kuvendit të mbahet online.
Por, në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga Kabineti i kryetares së Kuvendit tregojnë proceduarat që duhet kaluar për t’u mbajtur seanca online, përcjell albinfo.ch
“Rregullorja aktuale e Kuvendit të Kosovës nuk e parasheh mbajtjen e seancave online. Për ndryshimin e kësaj Rregulloreje nevojiten 2/3 e votave në Kuvend. Rrjedhimisht, nevojitet vullnet politikë dhe kohë për të kaluar proceduralisht një çështje të tillë”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të kryetares.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se do të mbështeste një iniciativë të tillë dhe pret që shumë shpejt Kryesia e Kuvendit të sjellë propozimin.
“Besoj se mund të shohim edhe për opsione të tjerë të tilla si ato që seancat e Kuvendit të jenë virtuale apo edhe takimet e komisioneve parlamentare të jenë virtuale. Kjo është e vetmja mundësi se si ne mund të kryejmë detyrën tonë. Ndryshe në rrethanat që jemi dhe me infektimet që kemi brenda Kuvendit të Kosovës nuk është se e rrezikojmë shëndetin tonë por edhe të familjarëve tonë”, deklaroi Fitim Uka.
Rishikimi i buxhetit është njëra prej çështjeve që po pret votat e deputetëve. Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës thotë se deputetët duhet të bëhen bashkë e t’i dalin në ndihmë sektorit privat.
“Është një nevojë emergjente që Qeveria e Kosovës së bashku me deputetët e Kuvendit dhe partitë parlamentare të unifikohen në këtë drejtim dhe t’i japin më shumë mbështetje sektorit privat në mënyrë që të mos vijë të një kolaps i shtetit pasi rënia e biznesit ndikon në të hyrat e shtetit”, deklaroi Skënder Krasniqi.
Qeveria e Kosovës është njëra ndër institucionet publike që ka mbajtur mbledhjet disa herë online.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













