Të tjera
Portieri i Kosovës transferohet në Zvicër
Portieri i përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Haris Berisha, ka bërë hap të madh në karrierë. Ai ka kaluar te skuadra e kategorisë së dytë zvicerane, HSC Kreuzlingen, që synon kalimin në elitë në edicionin e ardhshëm. Deri më tani Berisha ka luajtur në nivel amator në Gjermani dhe kalimi në Zvicër, sipas FHK-së, është hap i rëndësishëm për karrierën e tij.
Berisha (24) ka firmosur për një vit, me mundësi të vazhdimit të kontratës.
“Jam shumë i gëzuar për mundësinë që të luaj në ligën e dytë zvicerane. Jam i motivuar që iu kam bashkuar një ekipi me kualitet dhe me potencial të madh. Këtë vit synimi është ngritja në ligën elitare të Zvicrës. Me përgatitjet që po i zhvillojmë dhe me një seriozitet të madh, shpresoj që në fund të edicionit t’i arrijmë synimet”, ka thënë Haris Berisha.
Për kalimin e kosovarit te Kreuzlingeni ka shkruar edhe Federata e Hendbollit të Zvicrës. Te kjo skuadër luajnë edhe kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj dhe Drenit Tahirukaj.
“Me gjithë moshën e re, 24-vjeçari tashmë ka shumë përvojë ndërkombëtare. Portieri i gjatë 197 centimetra ishte numër një në kualifikimet për Evropianin 2020, te Kosova. Falë pritjeve të tij, Kosova arriti fitore historike, 27:24 ndaj Izraelit dhe barazimin e jashtëzakonshëm 23:23 ndaj Polonisë. Berisha po ashtu është vlerësuar lartë për paraqitjen ndaj Gjermanisë para 7200 shikuesve. Falë asaj paraqitje ka siguruar kalimin në Zvicër”, ka shkruar federata zvicerane.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale














