Lajme
A mund t`i karantinojë Zvicra të gjithë ata që vijnë nga vendet me rrezik?
Maurer beson se qoftë dhe vetëm kërcënimi me karantinë do të bëjë që njerëzit të jenë më të rezervuar sa i përket ndërmarrjes së udhëtimeve në shtetet e "listës së rrezikut"
Të gjithë ata të cilët nga e hëna, 6 korrik, e tutje hyjnë në Zvicër nga një vend i konsideruar si “i rrezikshëm” duhet të vendosen në vetë-karantinë, ku do të qëndrojnë dhjetë ditë. Siç dihet tashmë, në listën prej 29 vendeve me rrezik bëjnë pjesë edhe Kosova, Maqedonia e Serbia, por jo edhe Shqipëria, shkruan albinfo.ch.
Ministri Federal i financave, Ueli Maurer e konsideron të mundshëm kontrollimin e udhëtarëve nga 29 vendet e përmendura. Ai e ka deklaruar këtë në emisionin e radios SRF “Samstagsundschau”. Për momentin është e mundshme, sepse në listë përfshihen edhe vendet nga të cilat ne nuk kemi imigrim”, ka thënë Maurer.
Maurer beson se qoftë dhe vetëm kërcënimi me karantinë do të bëjë që njerëzit të jenë më të rezervuar sa i përket ndërmarrjes së udhëtimeve në shtetet e listës së përmendur, përcjell albinfo.ch. Kontrollet mund të kryhen mirë dhe pa problem në aeroporte. Por, ministri federal ka thënë se një gjë e tillë është më e vështirë kur kemi të bëjmë me vendkalimet e tjera kufitare, në rrugë ose hekurudha.
Ai thotë se mund të supozohet se më shumë se 50 për qind e njerëzve nga vendet me rrezik të lartë që do të hynin në Zvicër përmes rrugës tokësore, mund të identifikoheshin.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















