Lajme
Shqiptarja fiton mandatin e deputetes për herën e tretë në Kroaci
Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur dje në Kroaci, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se kjo është hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve, edhe pakicat e tjera.
Në një postim, pas mesnate mbrëmë vetë ajo ka shpallur fitoren, duke falënderuar përkrahësit, që edhe në ato momente i kishte afër.
“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ajo.
Në Kroaci dje u mbajten zgjedhjet e përgjithshme, ku shqiptarët së bashku me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë garuan për të fituar një vend në Kuvendin e Kroacisë, vend i cili u ka takuar shqiptarëve në dy zgjedhjet e fundit dhe tani sërish këtë vend e gëzon shqiptarja Ermina Lekaj-Përlaskaj /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1240801956280695&id=100010527065109
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













