Futboll
Futbollisti i Baselit, Orges Bunjaku i thotë “PO” Kosovës
Futbollisti i Baselit, Orges Bunjaku ka zgjedhur të përfaqësoj vendin e prindërve të tij duke i thënë përfundimisht “Po” Kosovës.
Mesfushori i talentuar do të bëhet “Dardan” derisa ka filluar procedurat për tu pajisur me pasaportë.
Lajmin për “Olle” e ka bërë të ditur ndihmës trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.
“Orges Bunjaku i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Por, deri në momentin kur te shohim me dokumentacion por edhe të paraqitet në fanellën e Kosovës, atëherë mund të themi që definitivisht është i yni, pasi kemi rastin me Kemal Ademin i cili në momente të fundit zgjodhi Zvicrën”, tha fillimisht Sahiti.
“E gjitha kjo pasi ndonjëherë jo për kundër dëshirës së lojtarëve ose tonën, por po ndodhin disa gjëra edhe sikur po ndryshojnë mendjen. Gjithsesi, Orgesi i ka thënë ‘PO’ Kosovës”, përfundoj krahu i djathtë i Bernard Challendesit, Muharrem Sahiti.
19 vjeçari Bunjaku këtë vit ka debutuar në skuadrën e parë të Baselit, duke luajtur edhe një ndeshje në Ligën e Evropës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje










