Lajme
A do të funksionojë vetëkarantinimi në Zvicër ?
Gjobat dhe detaje të tjera rreth vetëkarantinimit.
A do të funksionojë në të vërtetë përgjegjësia personale dhe vetëkarantinimi më mirë se monitorimi i institucioneve?
Për dallim nga vendet e tjera, si Australia, Koreja e Jugut, Tajvani dhe Zelanda e Re, ku karantinat monitorohen gjerësisht – ndonjëherë duke përfshirë gjurmimin e telefonit celular dhe kontrollet e policisë – karantina e Zvicrës duket se bazohet në masë të madhe në pajtueshmërinë personale.
Kur qytetarët e Zvicrës rikthehen në vend, pas ndonjë udhëtimi ata udhëzohen të karantinohen dhe e gjitha kjo lihet në përgjegjësi personale.
Zyra Federale e Shëndetit Publik i tha gazetës Tages-Anzeiger të Zvicrës se kryesisht mbështetetën në përgjegjësinë personale të udhëtarëve për të parandaluar që virusi të përhapet më tej”.
Kontrolli social është gjithashtu i rëndësishëm, sipas FOPH, përcjell albinfo.ch.
“Për më tepër, nuk duhet të nënvlerësohet efekti i kontrollit shoqëror. Një person që kthehet nga një zonë rreziku zakonisht nuk është i vetmi që e di këtë. Familja, rrethina juaj dhe punëdhënësi juaj duhet të informohen gjithashtu për këtë”.
Autoritetet thanë që pasi të arrijnë në Zvicër nga një prej vendeve me rrezikshmëri të lartë, njerëzit duhet të regjistrohen tek “autoritetet kompetente” në kantonin e tyre të vendbanimit.
Zëdhënësi i FOPH, Daniel Dauwalder, i tha The Local se zyra “kompetente” për çështjet në lidhje me karantinën është zyra e shëndetit publik (Kantonsarztamt / Office Cantonal de la Santé Publique / Medico Cantonale) e një kantoni të caktuar.
Gundekar Giebel, zëdhënësi i mediave për Drejtorinë e Shëndetit në Bernë, i tha gazetës se grupet në Facebook tashmë kanë filluar të diskutojnë rreth kërkesës për karantinë.
Gjobat deri në 10,000 CHF, nëse kuptohet se nuk janë vetëkarantinuar.
Njerëzit të cilët nuk arrijnë të respektojnë kushtet e karantinës – për shembull, duke dalë ose duke pranuar mysafirë – mund të pësojnë një gjobë deri në 10,000 franga.
Njerëzit që e bëjnë këtë nga pakujdesia, d.m.th. duke mos qenë në dijeni të kërkesës për karantinë, do të përgjigjen për një gjobë deri në 5000 franga./albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant Policia në kantonin Thurgau ka nisur një apel për këdo që iu ka vjedhur bizhuteri dhe...
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore
-
Sasi rekord bore në Säntis