Lajme
Fenerbahçe tani kërkon një kosovar për trajner
Pas eksperiencave me klube të mëdha, si Anderlecht, Legia e Varshavës dhe Olympiacos, Besnik Hasi mund të provojë një aventurë të re te gjigandët turq të Fenerbahces.
Lajmi i bujshëm për interesimin e verdhezinjve nga Stambolli për trajnerin shqiptar raportohet nga mediat turke, me Fenerbahcen ku luan edhe futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, që është vënë në lëvizje për të firmosur me Hasin pasi shikon tek ai njeriun ideal për stolin, pasi një sezoni poshtë pritshmërive.
Sipas gazetës “Arriyadiyah”, edhe pse Hasi ka kontratë për një vit me klubin e Al Read, interesimi i Fenerbahces duket se e ka tunduar tej mase ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare.
Gjithashtu raportohet se klubi arab ka dërguar në Belgjikë në ditët e kaluara një avion privat për të marrë Hasin dhe familjarët e tij për t’i kthyer në Arabinë Saudite.
Trajneri ka udhëtuar drejt klubit arab, por deri tani nuk ka dalë ende në stërvitje me skuadrën, për shkak të situatës nga COVID-19./indeksonline
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














