Lajme
Remdesivir mund të ulë vdekshmërinë nga Covid-19 për 62 për qind?
Remdesivir është ilaçi i vetëm i cili në BE është aprovuar zyrtarisht për trajtimin specifik të Covid-19
Medikamenti Remdesivir, është bërë i njohur në lidhje me efektin që supozohet ta ketë kundër Covid-19. Ai, sipas prodhuesit, mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e vdekjes në rastet kur i sëmuri nga Corona Covid-19 ndodhet në një gjendje të rëndë, shkruan srf.ch.
Një analizë e re ka treguar një ulje prej 62 për qind të rrezikut të llogaritur si relativ, të vdekshmërisë. Kështu ka pohuar kompania farmaceutike amerikane Gilead në Konferencën Botërore të AIDS, transmeton albinfo.ch. Remdesivir është ilaçi i vetëm i cili në BE është aprovuar zyrtarisht për trajtimin specifik të Covid-19.
Megjithatë, një ekspert i pavarur këshillon që të kihet kujdes kur interpretohen të dhënat. Hetimi tregon se ilaçi është efektiv, ka thënë për Agjensinë Gjermane të Shtypit (DPA) Uwe Janssens, president i Shoqatës Gjermane Ndërdisiplinore për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë e Urgjencës (DIVI), përcjell albinfo.ch.
Ai thotë se në analizë janë krahasuar dy grupe, të cilat nuk duhet të krahasohen sipas standardeve në fuqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












