Lajme
Kosovë: Çfarë parashihet me gjendje të jashtëzakonshme nëse shpallet?
Kosova javën e fundit ka shënuar numrin më të madh të rasteve brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë. Tri ditët e fundit janë shënuar mbi 200 raste për çdo ditë.
Rritja e numrit të personave të infektuar, dhe rritja e e numrit të rasteve që kanë përfunduar me fatalitet si pasojë e infektimit me koronavirus, ka bërë që në Kosovë të shqyrtohet mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se për gjendjen e jashtëzakonshme, pritet të vendoset të dielën në takimin e Këshillit të Sigurisë i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht kryesohet nga Hoti, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Megjithëatë, fjalën e fundit për këtë e jep Kuvendi i Kosovës.
Por, çfarë do të thotë gjendje e jashtëzakonshme?
Në rast të shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me gjendjen e jashtëzakonshme dhe drejtohet nga Presidenti i Republikës.
Në gjendje të jashtëzakonshme sipas Kushtetutës së Kosovës presidenti pas konsultimit me Qeverinë dhe Kuvendin, mund të urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për të ndihmuar në gjendjen e jashtëzakonshme.
Kryeministri Hoti gjatë një takimi virtual të mbjatur me kryetarët e komunave të Kosovës ka sqaruar se gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar.
Kurse ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në një postim në rrjetin social Facebook iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës qe të respektojnë masat dhe siç ka shkruar ai të mos e imponojnë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik. Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?















