Lajme
Kosovë: Shoqata e Psikologëve, kundër gjendjes së jashtëzakonshme
Pas shqyrtimit dhe paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, ka reaguar Shoqata e Psikologëve të Kosovës.
Kjo shoqatë i është drejtuar me një letër publike Qeverisë, në të cilin kërkohet forcimi i masave kundër përhapjes së COVID-19, por jo shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas tyre, ky reagim bazohet në fakte reale të Këshillimeve Psikologjike 3-mujore online të Shoqatës së Psikologëve të Kosovë.
Ata kanë paralajmëruar Qeverinë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor të popullatës, shkruan albinfo.ch.
“Ju mund edhe t’i mbyllni të gjitha, ju mund ta bëni këtë, sepse jeni qeveri jona. Edhe ne do e respektojmë këtë, sepse kështu respektojmë shtetin tonë. Por, a keni menduar se çka do të ndodhë më shëndetin mendor të popullatës?!”
Sipas tyre, kjo do të lërë pasoja afatgjatë dhe vështirë të riparueshme.
“Nëse tani sistemi shëndetësor përballet më kolaps, atëherë a keni menduar se shëndeti mendor i popullatës do të jetë një sfide afatgjate dhe vështirë e riparueshme”.
“Ndërrimi i shpeshtë i masave, bllokimi, karantinimi, vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme ndikon në mënyrë direkte në rritjen e stresit tek popullata dhe njëherit edhe rritjen e frikës se si do të jetë e ardhmja e tyre”, thuhet në reagim.
Tutje, Shoqata e Psikologëve të Kosovë thotë se kjo situatë e shtyn popullatën në gjendje ankthit të tejzgjatur.
“Kjo i shtyn ata të futen në një gjendje ankthi të tejzgjatur, e cila ka shumë rrezik që të kalojë në gjendje aspak të mirë psikologjike, duke cenuar kështu në mënyrë direkte shëndetin mendor të popullatës”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:
“Drejtuar qeverisë së Republikës së Kosovës
Mendoni për shëndetin mendor të popullatës Forconi respektimin e masave, por jo mbylljen dhe gjendjen e jashtëzakonshme
Ky reagim bazohet në fakte reale të Këshillimeve Psikologjike 3 mujore online të Shoqatës së Psikologëve të Kosovës
Ju mund edhe ti mbyllni të gjtha, ju mund ta bëni këtë, sepse jeni qeveri e jona. Edhe ne do e respektojmë këtë, sepse kështu respektojmë shtetin tonë. Por, a keni menduar se çka do ndodh më shëndetin mendor të popullatës?
Nëse tani sistemi shëndetësor përballet më kolaps, atëherë a keni menduar së shëndeti mendor i popullatës do të jetë një sfide afatgjate dhe vështirë e riparueshme.
Mos mbyllni, por bëhuni rigoroz në respektimin e masave, sepse pasojat psikologjike tashme kanë filluar të rishfaqen dhe pas një kohë do ndodh kolapsi psikologjik.
Ndërrimi i shpeshtë i masave, bllokimi, karantinimi, vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme ndikon në mënyre direkte në rritjen e stresit tek popullata dhe njëherit edhe rritjen e frikës se si do jet e ardhmja e tyre.
Kjo i shtyn ata të futen në një gjendje ankthi të tej-zgjatur, e cila ka shumë rrezik që të kalon në gjendje aspak të mirë psikologjike, duke cenuar kështu në mënyre direkte shëndetin mendor të popullatës.
Mos harrojmë, se si pasojë e përjetimit të stresit akut gjatë muajve Mars, Prill, Maj, ka ndikuar në mënyre shumë negative të popullata. Tani, nëse vazhdon kjo gjendje, atëherë mund të ketë përkeqësim të gjendjes psikologjike, duke bërë që të ri-përjetohet dhe të kalojë në stres kronik.
A keni menduar për këtë?
Më këto masa popullin po shtyhet drejt një varfërie të skajshme, ndërsa pasoja e pariparueshme do të jet në aspektin psikologjik. Nëse tani ka rrezik për kolaps në sistemin shëndetësor, kuptojeni mirë se më vonë do të ketë kolaps në shëndetin mendor
Arsyetoni veprimet tuaja, duke bërë që të respektohen masat në mënyre rigoroze, e jo duke mbyll e karantinuar.
Ndryshe, pas një kohë Kosova do përballet me psikovirusin dhe me ekonomiavirusin
Më respekt Shoqata e Psikologëve të Kosovës.”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA













