Uncategorized
Mbi 2000 komente mbështetëse për nxënësit e Aldi-t me prejardhje të huaj
Postimi ndërkohë ka shkaktuar mbi 2000 komente. Shumica e madhe e komentuesve urojnë nxënësit për përfundimin e suksesshëm të shkollimit dhe kundërshtojnë interpretimin e sugjeruar nga politikani Glarner.
Një status i postuar të hënën në facebook nga deputeti i njohur i SVP-së në Parlamentin e Zvicrës, Andreas Glarner, është bërë shkaktar i një skandali medial. “Emrat e nxënësve në Aldi në Perlen …”. Vetëm kaq ka shkruar Glarner në postimin e tij të bërë të hënën, në Facebook. Në ilustrimin bashkëngjitur shihet një pjesë e shkëputur nga një gazetë, me emra e mbiemra të shumtë të huaj. Aty mund të lexohen emra që “tingëllojnë si të huaj”, të të diplomuarve në “Aldi Swiss” në Perlen të Lucernit, shkruan nau.ch.
Të paktën 5 nga gjithsej 20 emrat e kësaj liste janë emra shqiptarë, shkruan albinfo.ch
Postimi ndërkohë ka shkaktuar mbi 2000 komente. Shumica e madhe e komentuesve urojnë nxënësit për përfundimin e suksesshëm të shkollimit dhe kundërshtojnë interpretimin e sugjeruar nga politikani Glarner.
Ndërkohë edhe vetë Aldi Suisse ka komentuar postimin e politikanit të SVP. “Ne jemi të kënaqur me më shumë se 1.500 urimet e merituara që nxënësit tanë kanë marrë përmes këtij postimi,” ka thënë zëdhënësi i kësaj ndërmarrjeje, Philippe Vetterli, transmeton albinfo.ch. “Ata luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin e popullatës zvicerane dhe prandaj, meritojnë aq më shumë vëmendjen që po e marrin tani. Ne jemi krenarë për secilin prej 450 diplomuarve tanë të suksesshëm në të gjithë Zvicrën” ka thënë më tutje zëdhënësi.
“Sigurisht, ne do të vazhdojmë të mbështetemi në trajnimin e specialistëve të së nesërmes në fushën e shitjes me pakicë, logjistikë, CT dhe IT”, përcjell albinfo.ch. Aldi zgjedh gjithmonë aplikantët më të duhur, sepse faktorët si motivimi dhe gatishmëria për të dhënë rezultate, janë qartazi në plan të parë për Aldi-n.
Por nuk është vetëm Aldi që u del në mbrojtje të diplomuarve të rinj. Atyre u ka ardhur mbështetja edhe nga një person prej të cilit nuk pritej diçka e tillë: nga politikani tjetër i SVP-së, Rogger Koppel, i njohur po kështu për qëndrimet e tij polarizuese në lidhje me të huajt në Zvicër.
Ja çfarë shkruan Koppel në statusin në të cilin kundërshton kolegun e tij partiak: “Integrimi përmes shkollimit profesional dhe punës është pikërisht mënyra e duhur, shumë më mirë sesa “imigrimi” i drejtpërdrejtë në institucionet sociale, gjë që shkakton mos integrimin. Këta nxënës bëjnë një punë të shkëlqyeshme”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












