Lajme
Zvicër: 154 infeksione të reja dhe 6 vdekje nga Covid-19
Një numër kaq i lartë i të infektuarve, për herë të fundit ishte regjistruar më 27 prill.
Pas një periudhe kohore me luhatje shifrash nga 43 në 143 dhe me pak raste vdekjesh, gjatë ditës së fundit është raportuar një bilanc shqetësues: 154 infeksione dhe 6 të vdekur, shkruan albinfo.ch
Siç bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të premten, në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë regjistruar 154 infeksione të reja me virusin e koronës brenda ditës së fundit. Një numër kaq i lartë, për herë të fundit ishte regjistruar më 27 prill.
Të enjten (dje) ishin konfirmuar 117 raste të reja, të mërkurën ishin 141, të martën 108 dhe të hënën, 43. Janë gjithsej 34,154 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19, njofton më tutje BAG.
Deri më tani, sipas informacioneve në fjalë, kanë vdekur 1.700 persona që ishin testuar pozitivisht për Covid-19. Bazuar në 100,000 banorë, kjo korrespondon me 19.8 viktima, përcjell albinfo.ch. BAG u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët ia kanë dorëzuar deri në mëngjesin e të premtes si pjesë e detyrimit të raportimit.
Gjithsej 4167 njerëz është dashur të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë, që është pesëmbëdhjetë më shumë se një ditë më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut? Pashkët dhe pushimet e pranverës janë ndër kohët e pikut. Kërkohet personeli, duke përfshirë ata nga...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër