Lajme
Italia u bashkohet shkencëtarëve në Universitetin e Oksfordit për vaksinën anti-Covid
Italia u është bashkuar shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit, të cilët janë duke punuar për krijimin e një vaksine anti-Covid.
Grupi IRBM, me qendër në periferi të Romës, kontribuoi në prodhimin e dozave të para të vaksinës eksperimentale të zhvilluar nga ‘AstraZeneca’ dhe shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit. Rezultatet e provave klinike të vaksinës kanë qenë inkurajuese.
“Ata janë pozitivë pasi tregojnë jo vetëm që vaksina është e sigurt, por edhe ka dëshmuar një reagim të fortë imunitar. Nxiti antitrupa në më shumë se 90% për qind të individëve pas një doze, dhe 100% në rastin e atyre që morën një dozë të dytë, e cila është shumë e fortë”, thotë kreu i IRBM, Matteo Liguori, përcjell albinfo.ch.
Por duhet të përshkohet ende një rrugë e gjatë para se vaksina të jetë gati për t’u miratuar. Testimet njerëzore janë ende në zhvillim e sipër.
Edhe pse vaksina është përdorur tek individët e infektuar, mbetet të shihet se sa mbrojtje do të sigurojë në të vërtetë dhe shpërndarja në shkallë të gjerë nuk do të fillojë para fundit të vitit.
“Sfida më e madhe në rastin e kësaj vaksine dhe të tjera vaksinave që janë duke u zhvilluar, është se duhet të rritet prodhimi në një periudhë të kufizuar kohore. Ndërsa virusi përhapet fuqishëm, përdoruesit e mundshëm do të përfshinin këdo, ne po flasim rreth 7.5 miliardë njerëz në të gjithë botën. Një grup i vetëm përgjegjës nuk është i mjaftueshëm”, shton z. Liguori.
‘AstraZeneca’ ka nënshkruar një marrëveshje me disa vende evropiane për të shpërndarë serinë e parë prej 60 milionë doza deri në fund të vitit. 400 milionë do të jenë në dispozicion deri në vitin 2021. Por studiuesit thonë se gara për vaksinën nuk është konkurs.
Individët që janë më të rrezikuar nga virusi dhe personat me probleme shëndetësore ka të ngjarë të favorizohen për të marrë vaksinën. Por nuk di se sa kohë do të duhet që e gjithë popullsia e botës do të mund të jetë imune ndaj virusit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














