Lajme
Gjeneva mbyll të gjitha klubet e natës
Javën e kaluar, në Gjenevë u konstatua një rritje prej 40 për qind e rasteve të infeksionit, rritje kjo që vinte nga frekuentimi i lokaleve të natës
Për shkak se numri i infeksioneve vazhdon të rritet në mënyrë alarmante, autoritetet e Gjenevës tani kanë marrë një vendim: të gjitha klubet do të mbyllen përsëri, shkruan sda. Bëhet fjalë për 36 klube të natës ku njerëzit vallëzojnë dhe kështu prekja mes vete është e pashmangshme, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq baret ku konsumimi mund të bëhet ulur, nuk do të mbyllen.
Me këtë masë, autoritetet po bëjnë përpjekje të shmangin një numër eksponencial të infeksioneve në popullatë, ka bërë të ditur për mediat, Qeveria Kantonale të premten, transmeton albinfo.ch.
Javën e kaluar, në Gjenevë u konstatua një rritje prej 40 për qind e rasteve të infeksionit, rritje kjo që vinte nga frekuentimi i lokaleve të natës. Për më tepër, gjatë javës së kaluar u desh të shtroheshin më shumë njerëz në spital se më parë.
Nga mbyllja preken klubet e natës, diskotekat, sallat e vallëzimit, kabaretë dhe lokalet e ngjashme. Ndalimi i hapjes do të zgjasë të paktën deri më 23 gusht, përcjell albinfo.ch. Në varësi të zhvillimit epidemiologjik, ky ndalim mund edhe të zgjatet.
Edhe në baret dhe restorantet tjera në Gjenevë kanë nisur të zbatohen regulla më të rrepta. Atje, klientët duhet të ulen në një tavolinë ose banak, ndërkohë që konsumojnë. Duhet të respektohen distancat ndërpersonale ndërsa nuk lejohet pirja gjatë qëndrimit në këmbë
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë















