Lajme
Shteti i Viktorias në Australi shpall gjendjen e katastrofës nga Covid-19
Shteti i Viktorias në Australi shpalli të dielën gjendjen e katastrofës dhe vendosi një shtetrrethim në kryeqytetin Melburn, duke ndërmarrë kështu lëvizjen më të ashpër për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Ky vendim erdhi pasi që Melburn, qyteti i dytë më i madh i Australisë (edhe pse ndodhet prej kohësh në një urdhër izolimi 6-javor), në dy javët e kaluara ka shënuar një numër rekord infektimesh.
Shtetrrethimi nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit do të nisë të zbatohet nga kjo e diel, duke u ndaluar rreth 5 milionë banorëve të dalin nga shtëpitë, përveç rasteve kur duhet të shkojnë në punë apo duhet të marrin ndihmë mjekësore.
“Sonte po shpall gjendjen e katastrofës në Viktorja. Kjo do të jetë një masë shtesë ndaj gjendjes së jashtëzakonshme që ka zgjatur deri më sot. Kjo do të thotë se policia dhe autoritetet e tjera kanë kompetenca shtesë. Ne jemi të sigurt se masat e reja do të zbatohen dhe askush të mos ketë dyshime për këtë”, deklaroi Daniel Andrews, kryeministër i shtetit të Viktorias, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, të gjitha shkollat do të kalojnë në mësim online, duke filluar nga e mërkura, më 5 gusht.
Ditën e diel Viktoria raportoi 671 infeksione, një ndër më të lartët dhe 7 vdekje nga COVID-19.
Masat e reja, sipas autoriteteve zyrtare, do të qëndrojnë në fuqi për të paktën 6 javë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane Një central i ri bërthamor do të gjeneronte 1.6 miliardë CHF për ekonominë zvicerane çdo vit... -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë














