Lajme
Shkencëtarja kineze: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak
Mediat britanike shkruajnë se një virologe kineze që u largua në fshehtësi nga Kina për në SHBA, nga frika se mund të vritej, vjen me një deklaratë të bujshme, ku shprehet që virusi vdekjeprurës që po shkakton mijëra viktima në mbarë botën e ka origjinën nga një laborator ushtarak.
Duhet theksuar se specialistja e virologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik në Hong-Kong, Li Meng-Yan, deklaron se është e bindur se Covid-19 ka lidhje me një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.
Prej kohësh Kina është nën sulmin e shumë vendeve, të cilat e akuzojnë se ka fshehur të vërtetën rreth ditëve të para të përhapjes së pandemisë, akuza të cilat i ka mohuar kategorikisht.
Megjithatë doktoresha Li siguron se e ka zbuluar që pandemia e kishte origjinën nga ky laborator, ndërsa ishte duke studiuar transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu. Ajo shprehet për mediat britanike se gjetjet e saj nuk u morën seriozisht nga drejtuesi i saj.
“Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në Wuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen”, tha Li.
Më tej ajo tregon se kishte pasur frikë për jetën e saj nëse do të fliste për zbulimet tronditëse dhe për këtë arsye vendosi të arratisej për në SHBA përmes Hong-Kongut në muajin prill”.
“E dija se që në momentin e parë që do të flisja, mund të zhdukesha, njësoj si protestuesit në Hong-Kong”, përfundoi doktoresha kineze.
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues













